AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 14:20

Vasili akuza Prokurorisë: Avokate dhe Kamikaze e kryeministrit!

Vasili akuza Prokurorisë: Avokate dhe Kamikaze e kryeministrit!

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar Prokurorinë se po shërben si kamikaze e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook” Vasili shkruan se Prokuroria nuk guxon që të marrë në pyetje Ramën, që sipas tij është vetëshpallur fajtor.

“Dy padi të pakapërcyeshme rëndojnë keqas mbi kryeministrin.

Prokuroria nuk guxon ta thërrasë, ta pyesë ta procedoje kryeministrin e paditur, të vetëshpallur fajtor.”-Deklaron Vasili.

Postimi i Vasilit:

Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj.

Prokuroria ka marre persiper te jete avokate dhe kamikaxe e kryeministrit.

Dy padi te pakapercyeshme rendojne keqas mbi kryeministrin.

Prokuroria nuk guxon ta therrase,ta pyese ta procedoje kryeministrin e paditur,te veteshpallur fajtor.

Prokuroria ka vendosur te jete kunder popullit,kunder ligjit dhe kunder kushtetutes.

Dihet boterisht se ç’ndodh kur je kunder popullit dhe ligjit,dihet edhe fundi i kamikaxeve.

Tanime prokuroria e zgjodhi fatin e vet….

TPZ.AL