AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 12:58

“Xhisiela”, pas dëshmisë në Prokurori, Basha mesazh-Ramës

“Xhisiela”, pas dëshmisë në Prokurori, Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës, i ka dërguar një mesazh të prerë kryeministrit Edi Rama.

Basha u mor në pyetje për çështjen e Xhisiela Malokut, vajzës që u dhunua nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste. Basha është akuzuar nga Taulant Balla për “kallëzim të rremë” dhe “fyerje”. Kryedemokrati u pyet sot nga prokurorët për këto akuza.

“Kam një mesazh për Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo. PD, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, nuk trembemi, shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës.”- Tha Basha.

Deklarata e Bashës:

Kam një mesazh për Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo.

PD, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, nuk trembemi, shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për çmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze. TPZ.AL