TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë, rreth orës 12:45, në “Selitë“.
Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në zonën e Selitës ku është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut ndërsa dyshohet se kaqenë një konflikt i çastit për motive të dobëta.
Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.
Ndërkaq policia njofton:
Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.
Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.