AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 14:05

Hodhën një top në burgun e Lezhës, policia zbulon...

Gjatë paradites së sotme në orarin e ajrimit në burgun e Lezhës është hedhur një top futbolli.

Pas verifikimeve të policisë rezultoi se brenda tij ishin futur dy telefona tip “Iphone” dhe një “Samsung” së bashku me karikuesit dhe kartat sim, të pahapura.

Policia e burgjeve kontrolloi kamerat e sigurisë më pas zbuloi se topi i futbollit ishte hedhur nga persona të paidentifikuar.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka nisur hetimet për të gjetur autorët që hodhën topin e futbollit në oborrin e burgut të Lezhës.TPZ.AL