AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 23:10

Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Maskë s’mund të jetë një copë shami, materiali ka shumë rëndësi

Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Maskë s’mund të jetë një


Epidemiologu Ilir Alimehmeti doli kundër kryeministrit Rama për sa i përket prodhimit të maskave. I ftuar në studion e ‘Open’, bashkë me mjekë të tjerë, teksa po diskutonin për mbajtjen e detyrueshme të maskave, Alimehmeti tha se ka dyshimet e tij, për këtë rregull.

Në momentin që në ekran u shfaq kryeministri Edi Rama, i cili shprehej se maska mund të ishte në çdo lloj materiali, madje mund të ishte dhe një copë shami, Alimehmeti kundërshtoi.

Epidemiologu u shpreh se materiali ka shumë rëndësi, pasi çdo copë ka karakteristikat e saj fizike dhe kimike.

Çdo copë ka karakteristika e saj fizike dhe kimike. Ato fizike neve na interesojnë shumë. Duhet pasur një siguri që maska ka efketivitet. Duhet cilësuar mirë se cila copë duhet përdorur për prodhimin e një maske,”- tha Alimehmeti.