AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 22:54

Kryemadhi: Kam informacione, pas largimit të Ramës, PS-në nuk e merr Veliaj, por...

Kryemadhi: Kam informacione, pas largimit të Ramës, PS-në nuk e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ka informacione të sakta, se kush do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, pas largimit të kryeministrit Rama.

Në një intervistë për Fax News, Kryemadhi tha se nuk besonte që pas Ramës, drejtimin e PS-së ta marrë Erion Veliaj, siç përflitet. Ajo tha se mes kupolës rozë ka filluar gara dhe se mund të jetë një grua ajo që do të ngjitet në krye të saj.

“Nuk besoj se do jetë Erion Veliaj. Edi Rama e ka një kafshatë. As nuk e besoj fare, por do të shikojmë si do të ecë lista e deputetëve. Di që ka një konkurrencë të madhe. Vetë në PS janë të bindur se një mandat i tretë është 1000% i pamundur. Beteja është midis liderëve të nivelit të dytë se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Taulant Balla apo ndonjë grua. Nuk është ide, kemi informacione, por ka kohë për këtë” – tha ajo.

Monika Kryemadhi ka zbuluar dy qarqet në të cilat mund të kandidojë për deputete.

“Është shpejt për të folur për listën e deputeteve të LSI-së. Po bëjmë zgjedhjen e delegatëve për Konventën e partisë me datën 5 dhjetor. Monika Kryemadhi përballet me këdo që i del para. Nuk ka të bëjë me interesin tim personal, por ka të bëjë me parimet. Nuk e kam problem fare. Akoma nuk e kam vendosur ku do të kandidoj për deputete, por kam dy ide Elbasan dhe Fier. Meqë me Kodin e ri e kanë vendosur kryetarin e partisë të kandidojë në 4 qarqe do të shikojmë” – tha Kryemadhi.