AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 23:09

Melania Trump tregon si e luftoi koronavirusin dhe njoftoi se djali i saj u infektua nga Covid

Melania Trump tregon si e luftoi koronavirusin dhe njoftoi se djali i saj u

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, teksa tregonte historinë e saj personale pas infektimit me Covid-19 nga Shtëpia së Bardhë, njoftoi se djali i saj, Barron, 14 vjeç, kishte rezultuar pozitiv.

Melania theksoi se Barron tashmë është negativizuar ashtu si dhe bashkëshorti i saj Presidenti Donald Trump.

“Natyrisht, mendja ime u fokusua menjëherë tek djali ynë,” tha ajo.

Barron Trump fillimisht u testua negativ pas ivektimit të Melanias dhe Presidentit Trump.

Trump njoftoi se djali i saj nuk kishte “asnjë simptomë” dhe tani është testuar dhe ka rezultuar negativ.

Sa i përket simptomave të saj, zonja e parë tha se ato ishin “minimale, megjithëse çdo ditë që kalonte kishte simptoma të reja.

Ajo tha se kishte dhimbje trupi, kollë, dhimbje koke dhe ishte jashtëzakonisht e lodhur.

Ndryshe nga burri i saj, Melania Trump nuk shkoi në spital për trajtim dhe qëndroi e izoluar në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë.

Trump deklaroi se ajo nuk zgjodhi të njëjtin kurs trajtimi si Presidenti.

Ajo tha se “zgjodhi një rrugë më natyrale”, duke u mbështetur në “vitamina dhe ushqim të shëndetshëm”, dhe jo një koktej ilaçesh.