AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 19:25

Rekord të infektuarish, 43 viktima dhe mbi shtatë mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Rekord të infektuarish, 43 viktima dhe mbi shtatë mijë raste

Italia ka regjistruar shifra të larta të rasteve me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 7,332 raste, ndërsa 43 persona kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu është rritur numri i testimeve, ndërsa shton se rritje po shënojnë edhe të shtruarit në spitale, 25 prej të cilëve ndodhen në kujdes intensiv, ndërsa 394 po trajtohet në pavionet e tjera në spitalet COVID.

Rritja e rasteve ka shtuar edhe presionet në spitale.

Lombardia mbetet rajoni që ka raportuar më shumë raste COVID-19, me 1,844 raste dhe 17 viktima, e ndjekur nga Campania me 818 raste.