AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 19:38

Marrëveshja e detit, Ministri i Jashtëm i Greqisë vjen në Tiranë javën e ardhshme

Marrëveshja e detit, Ministri i Jashtëm i Greqisë vjen në

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të vijë në një vizitë në Tiranë javën e ardhshme. Ai do ta vizitojë kryeqytetin më 20 tetor, datë që është caktuar zyrtarisht.

Një ndër temat e takimeve që ai do të zhvillojë në vendin tonë ka të bëjë për çështjen e detit Jon që është përfolur dhe debatuar për një kohë të gjatë.

Dendias është shprehur për çështjen e detit ditë më parë se duhet zgjidhur sa më shpejt. Ai shpresonte që të riniste dialogu dhe të zgjidheshin problemet e vjetra. Një muaj më parë ishte kryeministri Edi Rama ai i cili vizitoi Greqinë, aty ku mori pjesë në një konferencë rajonale.