TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka bërë një status në rrjetin social Twitter, ku përgënjeshtron titullin që ATA-ATSH, e njohur si Agjencia Telegrafike Shqiptare, ka përdorur për deklaratën e saj në konferencën për korrupsionin.
Sipas ATSH, Kim ka thënë se "Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj", por ambasadorja shprehet se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ajo pret që titulli të korigjohet.
Në fakt, ambasadorja Kim nuk ka thënë atë që ka cituar ATSH. Po të shohësh deklaratën e saj të plotë, Kim ka thënë se çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare për të rrënjosur optimizmin tek qytetarët dhe jo çfarë ka bërë.
Ja çfarë ka thënë ambasadorja:
"Ne jemi të investuar në një Shqipëri që do të marrë vendin e saj, një një komunitet të demokracive në Europë dhe do të rrënjosë një ndjenjë optimizmi tek qytetarët, për të ardhmen. Një pjesë shumë e madhe në rrënjosjen e këtij optimizmi, është të demonstrohet se qeveria e Shqipërisë punon për qytetarët dhe jo për interesa të ngushta, apo për të mbushur xhepat e politikanëve dhe partive politike".
/TPZ.al/
