TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shofer autobusi është plagosur pas një sherri me një tjetër shofer furgoni në Këlcyrë.
Sherri ka nisur për pasagjerët dhe gjatë konfliktit shtetasi Arben Mamillo është rrëzuar, duke u dëmtuar në kokë dhe menjëherë është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërsa shtetasi me iniciale I.Ç është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje për konfliktin me të plagosurin.
Njoftimi i policisë:
Këlcyrë,
Në qytetin e Këlcyrës shtetasi A.M., rreth 50 vjeç, banues në Përmet, drejtues autobusi është konfliktuar (për pasagjerë) me shtetasin I.Ç, rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, drejtues fugoni.
Shtetasi A.M., gjatë konfliktit është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë, i cili është transportuar drejtë spitalit të Traumës Tiranë. Shtetasi I.Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.