TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër viktimë është shënuar në plazhet shqiptare, gjatë këtij sezoni turistik. Policia njofton se është mbytur në Plazhin e Durrësit një shtetas me banim në Gjermani.
Viktimë ka mbetur 49-vjeçari S. A., i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, sapo është futur në det për t’u larë.
“Më datë 01.07.2019, rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.