TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri, mbrëmjen e së premtes, në kryeqytetin grek, Athinë.
Ngjarja është regjistruar në rrugën Lenorman, në lagjen Kolonos, ku shqiptari dyshohet se është përfshirë fillimisht në një konflikt me dy persona të tjerë. Përplasja dyshohet se ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur 36-vjeçarin.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin Attikon, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të publikuara, shqiptari ka marrë dy plumba në zonën e barkut dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, policia greke ka ndërhyrë pas ngjarjes dhe ka ndaluar dy persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me incidentin. Identiteti i tyre nuk është bërë ende publik.
Edhe identiteti i shqiptarit të plagosur nuk është bërë i ditur deri më tani.
Autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, shkakun e konfliktit dhe rrethanat në të cilat u përdor arma e zjarrit.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar që të konfirmojë motivet e sulmit apo nëse personat e ndaluar kanë qenë autorët e drejtpërdrejtë të plagosjes.



