AKTUALITET, 8 Gusht 2019, 12:44

Kishin mbjellë kanabis, arrestohen dy persona, nën hetim edhe kryeplaku i fshatit

Kishin mbjellë kanabis, arrestohen dy persona, nën hetim edhe


Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Bestrovë të Vlorës.

Në prangat e policisë kanë rënë: A. B., 29 vjeç dhe A. Z., 24 vjeç, ndërsa është vënë në hetim edhe kryeplaku i fshatit M.H., 67 vjeç, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë,

Finalizohet operacioni antikultivim “Bestrova”.

Asgjësohen disa bimë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit.

Shërbimet e Policisë pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, me anë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë konstatuar një hapësirë toke të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Bestrovë.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 29 vjeç dhe A. Z., 24 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim një 30 vjeçar tjetër, pasi dyshohet se janë të implikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Seksioni i Hetimit të Krimeve ka proceduar në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Bestrovë, shtetasin M.H., 67 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprime të mëtejshme.