TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish deputetit i LSI-së Përparim Spahiu ka komentuar njoftimin e fundit nga Banka e Shqipërisë e cila tha se rritja ekonomike u ngadalësua, ndaj paralajmëroi uljen e interesave.
Sipas Spahiut, “ulja e normës bazë të interesave do të ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër”.
Postimi i Përparim Spahiut:
Ngadalësimi i rritjes ekonomike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qendrore do ta bënte.
Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.
Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit d.m.th. rënie të konsumit.
Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarjes apo jo?!!!
Un theme se jo.
Renditja e Shqiperise si vendi më i korruptuar,
vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon,
vendi me kostot më të larta të prodhimit,
vendi ku bizneset e ndershme konkurrohen nga paraja e drogës dhe trafiqeve,
vendi ku investitore te huaj shantazhohem dhe largohen me dajak,
ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër..!!!