TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar i dënuar për vrasje është ekstraduar nga Athina drejt Tiranës.
Interpol Tirana bën me dije se bëhet fjale për shtetasin Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë, i cili është dënuar nga gjykata e Pukës me 16 vite burg për vrasje.
Njoftimi:
Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë.
Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.