TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e mbrojti vendimin për ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë, me arsyetimin se Prokuroria nuk e kishte njoftuar për vendimin e Gjykatës.
Kjo është një procedurë e zakonshme në marrëdhëniet mes prokurorisë dhe ministrive të ndryshme. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një të burgosur kyç në çështjen Tahiri dhe pavarësisht se gjyqet e Nezar Seitit pasqyroheshin rregullisht në media, Ministria e Drejtësisë është në rregull me dokumentacionin, që mungon për shkak të prokurorëve.
Për të vërtetuar alibinë e Etilda Gjonajt, sot në lojë ka hyrë Fatmir Xhafaj. Policia e shtetit njoftoi sot arrestimin e disa personave për të cilët prokuroria kishte sjellë vendimin e gjykatës. Në njoftime specifikohet ky moment i procedurës, për të qartësuar se në rastin e Nezar Seitit, ishin prokurorët që gabuan.
Pjesë nga njoftimi i policisë sot:
1. Më datë 25.01.2018, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Nikë Muri, 59 vjeç, banues në Shkodër, i cili udhëtonte si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania për në Shqipëri.
Ndalimi i tij u bë pasi gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, ky shtetas rezultoi person në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me datë 19.12.2014, ka sjellë urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal nr.128 dt.18.12.2014 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur 711 ditë burg dhe i mbeten për të vuajtur edhe 4402 ditë burg. Vepra Penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 79/c-25,278/4, të Kodit Penal.
2- Më datë 25.01.2018, në orën 16:40, në Komisariatin e Policise Kufitare Rinas u ndalua ne hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Emiljano Arapi , 25 vjeç, banues në Berat, i cili po kthehej si pasagjer i zakonshëm nga Italia.
Nga verifikimet në sistemin TIMS rezultoi se shtetasi Emiljano Arapi, ishte i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë.11.12.2017 ka nxjerr urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” , si i dyshuar për veprën penale ‘’Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 109/b/1 dhe 25 të Kodit Penal.
3-Po më datë 25.01.2018, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Fabion Guri , 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve “, i cili po kthehej si deportiv nga Italia.
Nga verifikimet në sistemin TIMS rezultoi se:
Shtetasi Fabion Guri, ishte i shpallur në kërkim , pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin e dt. 22.12.2016 për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 183/1 i Kodit Penal.