AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 22:58

Çfarë do të ndodhë nesër? Rama dhe Meta paralajmërojnë konferencë për mediat

Çfarë do të ndodhë nesër? Rama dhe Meta

Nesër pritet që të jetë një ditë e ngarkuar politike. Presidenti dhe Kryeministri kanë paralajmëruar që nesër do të ketë komunikime të rëndësishme me median.

Sipas burimeve zyrtare nga Presidenca, Ilir Meta do të ketë një konferencë shtypim e cila do të mbahet nesër në orën 12:00.

Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i konferencës, por duke parë zhvillimet e fundit politike Meta mund të flasë për Teatrin Kombëtar, por dhe zhvillimet e Reformës në Drejtësi.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama pritet të dalë para mediave, një orë para Metës. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të Kryeminsitrisë, Rama doketë një komunikim me gazetarët. “Nesër në orën 11.00 në Sallen e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët”, njofton Kryeministria.