TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është ndërprerë që në nisje nga kreu i këtij Komisioni Erion Brace. Deputeti i PS është kritikuar nga përfaqësuesit e opozitës për shkak të ngjarjes së një dite më parë kur nxori jashtë Komisionit dy gazetare, pasi sipas tij thyen rregulloren.
Pas kritikave nga anëtarët e opozitës, Brace është tensionuar dhe ka nxjerrë jashtë mbledhjes gazetaret si dhe ka kërkuar të dalë jashtë edhe përfaqësuesi i PD Agron Shehaj, pasi sipas tij ky i fundit e ka fyer.
Debati:
Tabaku: Ke qenë gazetar vetë nuk duhet ta bëje.
Brace: Ti nuk e pe çfarë bënë ato, thyen rregulloren.
Mima: Duhet të kërkosh ndjesë që nxore gazetarët jashtë.
(Agron Shehaj thotë diçka pa mikrofon)
Brace: Dilni jashtë, ndërpritet mbledhja.