AKTUALITET, 22 Maj 2018, 10:43

Burrë e grua bënë namin me mashtrime, zhvatën 200 mijë euro. Ja çfarë premtonin

Burrë e grua bënë namin me mashtrime, zhvatën 200 mijë

Policia e Fierit ka arrestuar dy perosna, burrë dhe grua, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar persona të ndryshëm me pretendimin se do i punësonin.

Sipas policisë mësohet se në pranga kanë rënë Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Migena Kajolli, 27 vjeçe banues në Dërmënas, Fier.

Ata u kanë premtuar disa qytetarëve se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Njoftimi i plotë

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit: 1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç 2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.