AKTUALITET, 22 Maj 2018, 10:39

Debate tek ‘Shëndetësia’/ PD: Të dorëhiqet Xhafaj, PS: Po bëni puç si në vitin 1998

Debate tek ‘Shëndetësia’/ PD: Të dorëhiqet

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë është shoqëruar me debate të ashpra për shkak të çështjes ‘Xhafaj’. Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për shkak të implikimit të vëllait të tij në trafik droge, por përfaqësuesja e PS, Elisa Spiropali ka thënë se opozita po bën puc si në vitin 1998, por këtë herë jo me armë por puc duke sajuar audio-përgjimin.

Debati:

Mima: Pasura e vëllezërve Xhafaj duhet të ishte në hetim. Fatmir Xhafaj sot duhet të ishte i dorëhequr dhe Agron Xhafaj duhet të ishte arrestuar. Opozita ka faktuar përfshirjen e Agron Xhafajt në trafik droge.

Spiropali: Këtu diskutohen çështjen e shëndetësie dhe jo audiot e bodrumit tuaj. Ne kemi durimin të presim përgjigjen e Prokurorisë sa i përket akuzave tuaja.

Mima: Të presim 3 vite si për Tahirin…

Shehu: Keni dy ministra njëri pas tjetrit të implikuar. Kjo është e turpshme.

Spiropali: Ju keni bërë puc, jo si në 1998 me armë por është i stisur. Ju nuk duhet të bëheni pengesa e Shqipërisë për anëtarësimin. Nuk ishte parë që opozita të merrej me sajesa në këto vite. Mos sulmoni Prokuroren dhe ministrinë.

Vasili: Përgjigjen për përgjimin e dha Rama.