SPORT, 14 Shtator 2020, 18:45

Edhe Roma del nga gara, Marash Kumbulla mbetet përfundimisht te Verona

Edhe Roma del nga gara, Marash Kumbulla mbetet përfundimisht te Verona

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, duket se nuk do të largohet as këtë sezon nga skuadra e Hellas Verona. 19-vjeçari bëri ndeshje shumë të mira për ekipin e Serie A sezonin e shkuar, duke tërhequr shumë interes.

Inter, Lazio, Milan dhe së fundmi Roma, ishin skuadrat e interesuara për kartonin e futbollistit kuqezi. Pasi tre ekipet e para dolën nga gara, shpresa ishte te skuadra kryeqytetase e Romës, por dhe verdhekuqtë duket se janë dorëzuar.

Siç raporton John Solano, drejtuesit e Romës kanë ndaluar tratativat dhe nuk do të synojnë më për firmën e Kumbullës. Përfundimisht, shqiptari duket se do të qëndrojë të paktën dhe një sezon te skuadra e Hellas Verona.