TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pa Marc Marquez që vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi dhe që do të kthehet në pistë vetëm në garat e fundit të Botërorit të Moto Gp, ky sezon po rezulton vërtet i paparashikueshëm dhe me shumë pritura. Nuk ka favoritë në këtë edicion të Moto Gp dhe dhe një tjetër piloti arriti të festonte fitoren e tij të parë në klasin mbretëror siç ka ndodhur në disa raste në këtë sezon.
Fati vazhdon t’u buzëqeshë pilotëve italianë pasi në Misano në Çmimin e Madh të Italisë triumfoi pikërisht një italian, Franco Morbidelli i cili la pas bashkëkombasin e tij me Ducati Pramac, Francesco Bagnaia, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua spanjolli Joan Mir, i cili surprizoi Valentino Rossin në xhiron e fundit me Doktorin që e mbylli garën në vendin e 4-t. Vetëm i 7-ti Andrea Dovizioso por pikët e marra i shërbyen Dovit për t’u ngjitur në krye të klasifikimit me këtë të fundit që përfitoi nga rënia e dyfishtë e francezit Fabio Quartararo i cili u tërhoq nga gara.