SPORT, 12 Shtator 2020, 13:38

Alarmi nga infektimi me koronavirus, De Laurentis, presidenti i Lacios merr përgjigjen e testit

Alarmi nga infektimi me koronavirus, De Laurentis, presidenti i Lacios merr


Të gjithë presidentët e klubeve të futbollit në Itali, u vendosën në alarm teksa mësuan se Aurelio De Laurentis, numri një i Napolit kishte rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kjo për arsye se një ditë më parë ata të gjithë kishin qenë në mbledhjen e Ligës, ku De Laurentis mbi të gjitha nuk kishte respektuar rregullat dhe ishte paraqitur pa maskë.

Në këtë formë, të gjithë presidentët u vetëizoluan si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit, ndërsa kryen edhe testet.

Sot ka marrë përgjigjen presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, i cili fatmirësisht nuk është infektuar nga koronavirusi.

Kështu, presidenti tashmë mund të rinisë sërish aktivitetet duke qenë i paprekur nga virusi i rrezikshëm.