SPORT, 13 Shtator 2020, 18:49

Hamilton triumfon në Mugello, një fitore larg rekordit të Schumacher

Hamilton triumfon në Mugello, një fitore larg rekordit të

Lewis Hamilton vazhdon të dominojë këtë sezon të Formula 1. Pas garës jo shumë pozitive në Monza, piloti britanik reagoi menjëherë në Çmimin e Madh të Toskanës me garën që u zhvillua për herë të parë në pistën e Mugellos duke triumfuar me dominim.

një garë e çuditshme ajo e Toskanës që u ndërpre disa herë me flamurin e kuq që u valvit në pistë për shkak të aksidentëve të shumta.Duke sikur nuk do të përfundonte kurrë por gjithsesi Hamilton pavarsisht gjithçkaje nuk e vendosi asnjëherë në diskutim vendin e parë. Pas britanikut të Mercedes u rendit shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas ndërsa podiumi u kompletua nga Red Bulli i Albon.

Garë e turpshme për Ferrarin me Leclerc që u rendit i 8-ti ndërsa Vettel që vazhdon të ketë probleme të shumta u pozicionua në vendin e 10-të. Paraqitje pozitive ajo e Daniel Ricciardos që me Renault e tij u pozicionua në vendin e 4-t. Për Lewis Hamilton kjo ishte fitorja e 90-të në karrierë dhe tashmë është vetëm një sukses larg rekordit të Michael Schumacher.