SPORT, 12 Shtator 2020, 22:42

Tronditet Atletico Madrid, Diego Simeone pozitiv me COVID-19

Tronditet Atletico Madrid, Diego Simeone pozitiv me COVID-19

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus pas testeve të bëra sot në kampin madrilen.

Strategu argjentinas është një figurë shumë e dashur për tifozët e “Colchoneros” dhe ky lajm i ka tronditur të gjithë në klubin kryeqytetas.

Simeone është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht i izoluar, ndërsa mbetet në dyshim nëse do të drejtojë skuadrën në sfidën hapëse të La Ligas.