SPORT, 13 Shtator 2020, 13:48

Mediat angleze: Mbape kërkon largimin nga PSG

Mediat angleze: Mbape kërkon largimin nga PSG


Kilian Mbape është padyshim një nga më të mirët e botës dhe dëshiron të kalojë në një klub, ku të fitojë Champions League dhe të jetë gjendje të jetë të marrë Topin e Artë.

Liga franceze nuk është në nivelin e Premier Ligës apo La Ligas dhe PSG e lojtari e dinë mirë këtë.

Kështu, e vetmja alternativë për Mbape është të kalojë në një ekip të madh në kampionatet e lartpërmendur. Mediat angleze raportojnë se Mbape i ka komunikuar PSG-së se ky është sezoni i fundit i tij në Paris dhe verën e ardhshme dëshiron të transferohet diku tjetër.

Këtë thashethem e përforcon edhe fakti se kontrata e Mbape përfundon në verën e vitit 2022 dhe rinovimi nuk ka nisur të përmendet aspak, me të dyja palët që nuk kanë bërë asnjë hap para drejt zgjatjes së bashkëpunimit.

Real Madrid është klubi favorit për të arritur te Mbape, i cili në 2018-ën kaloi nga PSG, te Monaco për 180 milionë euro. PSG-së nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të fitojë sa mundet nga shitja e yllit francez.

Vera e ardhshme pritet të jetë e zjarrtë në merkato, me Mesin e Mbape, që pritet të ndryshojnë ekip.