AKTUALITET, 7 Prill 2020, 19:55

Edhe pse në pension, u kthye në spital të ndihmonte kolegët, humb jetën mjeku i prekur nga koronavirusi

Edhe pse në pension, u kthye në spital të ndihmonte kolegët,

Një tjetër mjek që punonte në vijën e parë të frontit gjatë krizës së koronavirusit ka vdekur nga sëmundja e shkaktuar virusi vdekjeprurës.

Dr Anton Sebastianpillai, një këshilltar geriatrik, vdiq në Spitalin Kingston pasi ishte aktivizuar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, shkruan "The Sun".

Mediat britanike shkruajnë se Dr. Sebastianpillai u kthye nga pensioni për të ndihmuar në luftimin e shpërthimit të koronavirusit.

Ai është mjeku i 13-të që vdes nga SARS-CoV-2 në Britaninë e Madhe.

Në njoftimin nga spitali, një zëdhënës tha: “Me shumë trishtim po konfirmoj vdekjen e një këshilltari geriatrik i cili ishte pjesë e ekipit … Dr Anton Sebastianpillai vdiq të shtunën më 4 prill 2020 pasi ishte aktivizuar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit”.