AKTUALITET, 7 Prill 2020, 16:56

Rama i përgjigjet opozitës: Për numrin e testimeve nuk vendos qeveria, por Komiteti Teknik i Ekspertëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së PD përmes Dr.Mirela Tabakut, se qeveria duhet të lejojë ekspertët e shëndetësisë për të bërë sa më shumë testime për COVID-19.

Në një reagim në rrjetrt sociale, Rama shprehet ee numrin e testimeve nuk e vendos qeveria, por Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Postimi

A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!