TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, iu është bashkuar reagimeve që solli lajmi i sotëm ku stafi i Urgjencës së Lezhës refuzoi shpërblimin, për t’ja dhënë këto lekë familjeve në nevojë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa akuzoi këtë të fundit se po përçan shëndetësinë shqiptare se nuk do që të paguajë shpërblimin.
Mes të tjerash Vasili pohon se Rama gënjeu bluzat e bardha, ndërsa thekson se miliardat për koncesionet me oligarkët nuk i kursen.
MESAZHI I VASILIT
Kryeministër turp, qe përçan shëndetësinë shqiptare se nuk do te paguash shpërblimin!(VIDEO).
Kryeministër turp qe ju ha djersen dhe ju mohon shpërblimin mjekeve dhe infermiereve, qe po përballen me pandeminë ane e mbane vendit!
Kryeminister turp qe i genjeve dhe ju kursen mjekeve shperblimin dhe nderkohe nuk kursen miliarda per koncesionet dhe oligarket!