AKTUALITET, 7 Prill 2020, 19:09

Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA, shënohen 11 881 viktima

Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA, shënohen 11

Vazhdon që të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raportimet e fundit flasin për gjithsej 11,881 të vdekur nga virusi, ndërsa kanë ndërruar jetë vetëm në orët e fundit në SHBA nga Covid-19, 1010 persona.

Shtetet e Bashkuara mbajnë rekord të të infektuarve nga koronavirusi, me 380,313 njerëz.

Nga këta, vetëm në orët e fundit janë regjistruar si të infektuar me Covid-19, 13,309 persona.

Në të gjithë botën, deri tani rezulton se koronavirusi ka shkaktuar 79,014 të vdekur.

Ndërsa, numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në gjithsej 1,836,161 vetë.