TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ende në shifra të larta numri i fataliteteve nga koronavirusi në Itali, edhe pse ka një rënie të lehtë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 604 persona me COVID-19 (dje ishin 636), duke e çuar numrin në total në 17,127, numri më i lartë i fataliteteve në botë.
Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 135,586 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës). Rritja nga dje është +3,039 (një rënie e lehtë nga marta, kur ishte 3,599)
Janë 24,392 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë, me një rritje të lehtë nga dje (22,837).
Aktualisht, janë 94,067 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,792 prej tyre në gjendje kritike.
Në total në botë deri tani regjistrohen 1,384,729 të infektuar, me 78,953 vdekje dhe të shëruar 297,379.
Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me 378,881 raste (11,820 vdekje), e ndjekur nga Spanja (140,511 raste/ 13,897 vdekje).
/TPZ.al/
