TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si shumë njerëz, kryeministri e kishte marrë shëndetin e tij, për të mirëqenë. Në fakt, Johnson ishte sëmurur rrallë gjatë jetës së tij. Ai ishte krenar për rutinën e tij të fitnesit, vrapimit e lehtë dhe ngarjen e biçikletës, kur shërbente si Sekretar i Punëve të Jashtme. Por, duket se kjo është një kohë e largët. Tashmë, pak javë përpara se të mbushë 56 vjeç, Johnson është një burrë tjetër, mbipeshë dhe fizikisht i rënduar.
Kryeministri komunikonte çdo ditë nëpërmjet kompjuterit të tij, me kabinetin dhe njerëzit kyç në luftën ndaj koronavirusit. Gjendja e tij sa vinte dhe përkeqësohej. Askush nga pjesëmarrësit nuk ndihej komod me pamjen që i shfaqej përballë. Ai dukej i zbehtë dhe i lodhur. Disa vunë re probleme me frymëmarrjen, teksa mundohej të fliste.
Personat që e kanë kaluar koronavirusin, thonë se një nga simptomat është rraskapitja dhe nevoja për të fjetur gjumë. Disa mendojnë se zoti Johnson, thjesht nuk e kuptoi këtë gjë, ose vendosi të mos e bënte.
Ditët kaluan dhe kryeministri vijonte të rrinte i izoluar. Vaktet e ushqimit i liheshin jashtë me një tabaka, sëbashku me shkresa zyrtare dhe dyert mes dy objekteve në Downing Street ishin barrikaduar me karrike. Johnosn nuk kishte kontakte me askënd. E fejuara e tij shtatëzënë, ishte larguar, për të evituar infektimin.
Çdo ditë kryeministri, vijonte të qëndronte në krye të mbledhjeve të kabinetit, por pamja e tij fizike, ishte dobësuar nga mbledhja në mbledhje.
Ndoshta ai mendonte se mund ta kalonte lehtë si Matt Hancock. Por, Hancock është i shëndetshëm dhe 15 vite më i ri. Kryeministri Johnson ishte përfshirë shumë në planifikimin e fjalimit që Mbretëresha do të mbante për popullin, një event të cilin ai mendonte se do të ngrinte moralin kombëtar. Gjëja e fundit, që donte, ishte që situata e tij personale, të linte në hije këtë ngjarje të madhe.Ky ishte momenti, kur diagnoza e kryeministri u bë më serioze.
Pas mbledhjes së kabinetit të dielën paradite, Johnson u rikthyer në apartament. Ai vijojë të kryejë telefonata dhe të punojë me shkresa zyrtare. Kryeministri lëvizi në kopshtin e Downing Street. Por, shëndeti i tij po përkeqësohej me kalimin e orëve. Ai po kollitej dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Më fund, Johnson pranoi të fliste me doktorin e tij. Kur nuk pati asnjë përmirësim, ai komunikoi me anë të një video-konference me doktorin, i cili pa që kryeministri dukej më keq se herën e fundit, kur kishin folur.Johnson kishte injoruar këshillat e mjekëve, për të pushuar maksimalisht dhe tashmë nuk mbushej dot me frymë.
Mjeku e urdhëroi të paraqitej në spital dhe të kryente teste. Pas disa debatesh me stafin, ai pranoi të shkonte.
Një çantë u paketua dhe zoti Johnson u nis drejt spitalit St Thomas', i shoqëruar nga badigardët.
Një ditë më pas, u mësua se kryeministri kishte hyrë në terapi intensive. Gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe po merrte trajtim me oksigjen.
Është e admirueshme që Johnson vijoi të qëndrojë stoik deri në fund, në vendimin për të drejtuar çdo punë vetë. Por qartazi, kjo nuk solli asgjë të mirë për shëndetin e tij. *Mbështetur në një reportazh të Richard Kay dhe Andrew Pierce për Daily Mail /TPZ.al/