AKTUALITET, 7 Prill 2020, 19:51

Japonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Paketa e ndihmës me një trilion dollarë, kryeministri: Kriza më e madhe që nga paslufta

Japonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Paketa e ndihmës me

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, të martën deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme për të luftuar infeksionet e koronavirusit në qendrat kryesore të popullsisë dhe nxori një paketë stimulimi me gati një trilion dollarë për të zbutur goditjen ekonomike.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë një muaj.

“Nuk është ekzagjerim të themi se ekonomia e Japonisë dhe ekonomia botërore po përballen me krizën më të madhe që nga paslufta. Ne do të mbrojmë punësimin dhe jetën me çdo kusht”, tha Abe në një konferencë për shtyp.

Abe shtoi se duke zvogëluar kontaktin midis njerëzve me 70% në 80%, qeveria shpresonte që infeksionet të arrinin kulmin në dy javë. Qeveria miratoi paketën stimuluese, me vlerë 108 trilionë jenë (990 miliardë dollarë). Kjo është e barabartë me 20% të prodhimit ekonomik të Japonisë, më shumë se 11% i PBB amerikane për paketën stimuluese të Presidentit Donald Trump dhe 5% të PBB për paketën e Gjermanisë.

Shpenzimet e drejtpërdrejta fiskale do të jenë 39.5 trilionë jen, më shumë se dyfishi i shumës që Japonia shpenzoi pas rënies ekonomike në vitin 2008.

Japonia e ka pasur nën kontroll shpërthimin e koronavirusit të ri deri tani, por një rritje e vazhdueshme e infeksioneve në Tokio, Osaka dhe zona të tjera çoi në thirrjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme.

Infeksionet koronavirus në Tokio u dyfishuan në rreth 1,200 në pesë ditët e kaluara. Abe përmendi paralajmërimin e ekspertëve se me këtë ritëm infektimet mund të shkonin në 10,000 në dy javë dhe në 80,000 në një muaj.