TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka telefonuar dhe gjithashtu i ka dërguar një letër ministres të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku i kërkon informacion në lidhje me gjendjen në Shkodër nga Covid-19.
Ademi kërkon nga ana e Manastirliut të tregojë sa persona kanë telefonuar në numrin 127, si dhe si është gjendja në qytetin verior.
Postimi i kryetares të Bashkisë Shkodër Voltana Ademi:
Sot kam patur një bisedë telefonike me Ministren e Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu.
Në kuadër të bashkëpunimit për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID – 19, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës, përfaqësuese e komunitetit, kam përcjellë problematikat që më janë referuar dhe që shqetësojnë qytetarët e Shkodrës.
Duke vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave për përballimin e pasojave të pandemisë, transparenca dhe ndarja e informacionit me qytetarët është e rëndësishme.
I kam kërkuar Znj. Ministre informacionin mbi:
