AKTUALITET, 7 Prill 2020, 19:20

Shkon në 725 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi, 76 në 24 orët e fundit

Shkon në 725 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi, 76 në 24

Turqia ka raportuar 76 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 725 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, po ashtu njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusit është rritur në 34.109, me 3.892 raste të reja të raportuara në 24 orët e fundit.