TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dale me nje deklarate te forte, pas debatit me te fundit per shkembim territoresh dhe reagimeve te bera nga presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi.
“Kufijte mire jane, na duhet vetem qe t’i mbrojme si duhet. “Hallet” e vetes te mos i bejme halle te shqiptareve”- shkruan ai ne nje shenim te bere ne faqen e tij ne FB.
Postimi i Vasilit
Kufijte jane ne rregull ndersa ekonomia jo,ndersa “hallet” e vetes te mos i bejme te shqiptareve.
Kufijte jane ne rregull.
Luftera te medha kane percaktuar fituesit dhe humbesit,kane percaktuar dhe kufijte e fituar,kane percaktuar dhe shqiptaret si fitues.
Dhe fituesi duhet te sillet si fitues e kunderta eshte faj.
Ekonomia nuk eshte ne rregull as ne Shqiperi dhe as ne Kosove.
Eshte ne krize ekonomia.
Eshte i madh korrupsioni.
Pastrohen edhe para te pista shume bile.
Shqiptaret kendej dhe andej kufirit presin ekonomi shume here me te mire dhe me te forte.
Kush i le shqiptaret te varfer eshte armik i tyre.
Sa per kufijte ata mire jane,na duhet vetem qe t’i mbrojme si duhet. “Hallet” e vetes te mos i bejme halle te shqiptareve.