AKTUALITET, 1 Maj 2018, 09:37

Spahiu: Shqipëria me shpenzimet ushqimore më të larta në Europë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka “imituar” kryeministrin Rama me një përshëndetje mëngjesi.

Por teksa Rama propagandon arritjet e tij, që në mëngjes, Spahiu tregon një raport tronditës për ekonominë e vendit.

Sipas Eurostat, shkruan Spahiu, shpenzimet ushqimore në Shqipëri janë më të larta në Europë.

Dhe kjo nuk ndodh sepse shqiptarët hanë më shumë se europianët, por kjo vjen si rezultat i mjerimit në Shqipëri.

“Pra, sa më i varfër të jetë vendi, aq më shumë shpenzohet për ushqime, si e vetmja nevojë e domosdoshme.”-shprehet anëtari i Komisionit të Ekonomisë.

Më poshtë statusi i plotë: