AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 22:18

E rëndë te "Komuna e Parisit"/’ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët

E rëndë te "Komuna e Parisit"/’ I riu i jep fund

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmjë në Tiranë. Mësohet se një i ri, i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët.

Policia bën me dije se 32-vjeçari L.I., ndodhej në kushte të rënduara psikologjike.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.