AKTUALITET, 23 Korrik 2018, 19:32

E përplas makina tek lëvizte me biçikletë, korçari në gjendje të rëndë në spital

E përplas makina tek lëvizte me biçikletë, korçari

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Teksa lëvizte me biçikletë në lagjen nr.3 të qytetit, një person është goditur nga një automjet tip “Reno”, me targa AA981OI.

I aksidentuari është dërguar në Spitalin e Korçës, dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit tip “Reno” me inicilet E.B u shoqërua në komisariatin e policisë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.