TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej kohësh aktivistë të shoqërisë civile janë vënë në mbrojtje të bukurive natyrore të parkut të Valbonës, por pakush e di që kjo masakër është bërë nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Tropojë Dritan Seci.
Bazuar në një vendim civil ende i pa hedhur në sistem, (siç dëshmon edhe foto bashkëngjitur këtij shkrimi) poseduar nga antivistë të shoqërisë civile, kuptohet qartë se Kreu i Gjykatës Seci, nuk ka zbatuar ligjin, duke lejuar ndërtimin në Parkun e Valbonës.
E njëjta skemë është ndjekur edhe me tjetërsimin e pronave në bregdet, ku ka pasur edhe arrestime të bujshme. Në një kohë kur të gjithë janë përqendruar tek leja e shfrytëzimit, me dinakëri Gjykata e Tropojës, nën ndikimin e kryetarit të saj, Seci ka njohur të drejtën e disa “pronarëve” për zhvillimin e pronas, pra ndërtimet në Valbonë.
Ky vendim sapo të hidhet në sistem do dërgohet pranë OMN-së si rast flagrant në shkelje të ligjit. Kështu, ligji ia ka lënë si detyrë funksionale Gjykatës, që rast pas rasti të hulumtojë mbi materialin provues që sjellin palët për të konkluduar nëse bashkëekzistojnë njëherazi të gjitha kushtet ligjore të parashkrimit fitues apo jo.
Në rastin konkret, për ccështjen e pronësisë në luginën e Valbonës, nuk rezulton se pronar i pasurisë së paluajtshme të jenë të paditurit (Agjensia e Zonave te Mbrojtura apo ZVRPP Tropoje), pra padia nuk është ngritur pikërisht ndaj subjektit që humb të drejtat e pronësisë nga vërtetimi i fakteve juridike që ligji parashikon. Kështu, (Agjensia e Zonave te Mbrojtura apo ZVRPP Tropoje) nuk rezulton të jetë pronare e pasurive në Parkun Kombëtar të Valbonës Tropojë dhe si rrjedhojë nuk mund të detyrohet që njohë të paditurin pronar me parashkrim fitues.
Në lidhje me palen e paditur Agjensia e Zonave te Mbrojtura gjykata ne kundërshtim me ligjin dhe duke shperdoruar detyren nuk kane mbajtur parasysh se në bazë të ligjit Nr.8743, datë 22.2.2001 “Për Pronat e paluajtshme të shtetit” është bërë përcaktimi i pronave të shtetit duke përcaktuar në nenin 3 dhe 4 të tij pronat e paluajtshme të shtetit publike dhe jo-publike dhe sipas nenit 13 të po këtij ligji, Këshilli i Ministrave cakton organin shtetëror përgjegjës për administrimin e çdo njësie të pronës së paluajtshme shtetërore.
Pra, sa më sipër është shkelur ligja pasi pasurite qe jane fituar me parashkrimit fitues në zonën e Valbonës që është Park Kombëtare është pronë “shteti” dhe për pasojë si i paditur duhet të ishte thirrur Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe palë pjesëmarrëse Avokatura e Shtetit pasi Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka legjitimitet pasiv kur rezulton se prona që pretendohet të fitohet me anë të parashkrimit fitues është pronë e paluajtshme shtet, siç është në rastin konkret.
Sa më sipër në kuptim të nenit 170 të Kodit Civil i cili parashikon “personi i cili ka fituar me parashkrim një send të paluajtshëm ka të drejtë të paraqesë padi kundër personit të mëparshëm ose trashëgimtarëve të tij për njohjen e pronësisë mbi këtë send” paditësit nuk e kane ngritur padinë kundër pronarit/pronarëve dhe për pasojë nuk plotësohet një nga kushtet për ngritjen e padisë së njohjes pronar me parashkrim fitues.
Sa më sipër, gjykata ka shperdoruar detyren dhe ka shkelur ligjin kundrejte aferave korruptive pasi ndërgjyqësia nuk është formuar në mënyrë të rregullt./TPZ.AL/
