AKTUALITET, 23 Korrik 2018, 18:57

Kosova nderon Fadil Vokrrin, stadiumi i Prishtinës merr emrin e tij

Kosova nderon Fadil Vokrrin, stadiumi i Prishtinës merr emrin e tij

Stadiumi i Prishtinës merr emrin që i takon, atë të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili u nda para kohe nga jetë për shkak të një ataku kardiak.

Në impiantin e futbollit në kryeqytetin e Kosovës janë montuar gërmat që përjetësojnë një emër të madh, që ka bërë kaq shumë për futbollin e vendit të tij.

Stadiumit, që tashmë quhet “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet të licencohet nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare.

Për këtë arsye në këtë stadium do të zhvillohet një ndeshje testuese, për të marrë “ok”-in përfundimtar nga organizimi më i lartë i futbollit europian.