AKTUALITET, 23 Korrik 2018, 17:42

Sa të sigurta janë barnat që marrim? Çfarë thotë Sekretari i Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistit

Sa të sigurta janë barnat që marrim? Çfarë thotë

Çfarë ilaçesh pimë? Sa i sigurtë është tregu i barnave, dhe sa siguri ofrojnë personat që ushtrojnë punën në këtë treg? Këtyre pyetjeve i është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistit, Dëfrim Goma. Në një intervistë për “BalkanWeb”, ai tha se që një bar (ilaç) të qarkullojë në vendin tonë, duhet të plotësojë një sërë kushtet.

“Është e vështirë të them sot nëse të gjitha barnat i plotësojnë të gjitha kushtet që të quhen të sigurta efikase, pasi është një agjenci tjetër që përgjigjet për gjithë këtë proces, pra regjistrimin, analizën, kontrollin”, u shpreh Goma.