AKTUALITET, 23 Korrik 2018, 19:21

Akuzat e Mesut Ozil, reagon Federata Gjermane e Futbollit: Nuk ka lidhje me racizmin

Akuzat e Mesut Ozil, reagon Federata Gjermane e Futbollit: Nuk ka lidhje me

Menjëherë ka reaguar Federata Gjermane e Futbollit(DFB) pas akuzave të lojtarit Mesut Ozil se ata janë treguar racistë ndaj tij dhe nuk e kanë respektuar si duhet. Reagimi ka ardhur nga kreu i Federatës, Reingard Grindel i cili tha:

“Ne e refuzojmë fuqishëm që DFB të ketë lidhje me racizmin. DFB ka qenë shumë e përfshirë në punën e integrimit të emigrantëve në Gjermani për shumë vite. Lojtarët emigrantë janë pjesë e DFB. Ne luajmë dhe jetojmë së bashku me rrënjë të ndryshme të familjes tonë, me fe dhe kultura të ndryshme. Ajo që ne të gjithë duhet të kombinojmë brenda dhe jashtë fushe është vëmendja e të drejtave themelore të njeriut, mbrojtja e lirisë së fjalës dhe e shtypit si dhe respekti, toleranca dhe luajtja e drejtë. Përkushtimi ndaj këtyre vlerave thelbësore është i nevojshëm për çdo lojtar që luan futboll për Gjermaninë”.