AKTUALITET, 23 Korrik 2018, 17:27

Makina përfshihet nga flakët teksa zbriste në kthesat tek Qafa e Thanës, s’ka të lënduar

Makina përfshihet nga flakët teksa zbriste në kthesat tek Qafa e

Një automjet përfshihet nga flakët në ecje, teksa po lëvizte në aksin kombëtar Përrenjas-Qafë-Thanë. Ngjarja në vendin e quajtur “Kthesat e Thanës”, dhe në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, duket automjeti tip “Golf” i përfshirë në flakë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bllokuar përkohësisht. Sakaq, forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkakut të zjarrit.