AKTUALITET, 23 Korrik 2018, 19:12

Makina me 5 shqiptarë përplaset me pemën në Itali, vdes njëri, rëndë katër të tjerët

Makina me 5 shqiptarë përplaset me pemën në Itali, vdes

Një shqiptar 49-vjeçar, me banim të Terni të Italisë, humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në rrugën provinciale midis Tuscania e Montalto di Castro, në provincën e Viterbos, rajoni i Lazios.

Katër shqiptarë të tjerë, gjithashtu banues në Terni, që udhëtonin në makinë me të, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Viktima A.C. ishte në drejtimin e makinës që u përplas me një pemë.

Në vendngjarje mbërriti helikopteri i ndihmës së shpejtë që transportoi të plagosurit në spital.