TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD Fier, Luan Baçi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili reagoi pas videos së publikuar në rrjete sociale nga ish kryeministri Sali Berisha.
Në pamjet e kësaj videoje shihej se si shpërndaheshin ndihmat për familjet në nevojë në Levan të Fierit, pa u respektuar asnjë masë kundër përhapjes së koronavisurit.
Në një postim në rrjetet sociale, Baçi shkruan se reagimi i Ramës është i turpshëm “pasi nuk jeni ne gjendje, te kontrolloni situaten dhe mundoheni te mohoni dhe politizoni çdo gje”.
REAGIMI I PLOTE I KREUT TE PD, FIER
Ne pergjigje te KM, per reagimin e tij, mbi prononcimin tim dhe videon e publikuar, para disa momenteveg , ne TV NEWS 24, per skandalin e perseritur ne bashkine Fier, ne shume zona.
I turpshem, çnjerezor, eshte reagimi juaj z. KM, pasi nuk jeni ne gjendje, te kontrolloni situaten dhe mundoheni te mohoni dhe politizoni çdo gje.
Video eshte orgjinale e derguar nga banore qe une nuk i njoh, dhe per kete keni edhe nje prononcim te kryetarit te fshatit rom, ku e verteton katerciperisht kete gje, kryetar qe vete e keni zgjedhur.
Une nuk mund te sajoj, dhe as te organizoj, ngjarje te tilla, me qindra qytetare qe te, ankohen dhe reagojne masivisht, jo vetem njehere, kujtojme ketu edhe skandalin me te njejta permasa te Nj V Levan Fier, para dy ditesh, per padrejtesite qe i shikojne me syte e tyre dhe i ndjejne ne shpinen e tyre.
Ky reagim i juaji nuk eshte reagim prej KM.