AKTUALITET, 14 Prill 2020, 18:19

Shifra tragjike në Itali, rritet sërish numri i fataliteteve nga Covid-19. Ulet numri ditor i të infektuarve

Rritet sërish numri i fataliteteve nga koronavirusi duke kaluar tashmë shifrën 21,000, por ulet shtesa e numrit ditor të të infektuarve në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 602 persona me COVID-19 (dje ishte 566), duke e çuar numrin në total në 21,607.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 162,488 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës).

Rritja të infektuarve është +2972 (të hënën ishte +3,153), duke regjistruar një rënie të lehtë të numrit.

Janë 37,130 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, janë 104,291 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,186 prej tyre në gjendje kritike.

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,955,459 të infektuar, me 123,418 vdekje dhe të shëruar 462,537.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  591,064 raste (24,600 vdekje), e ndjekur nga Spanja (172,541 raste/ 18,056 vdekje).

/TPZ.al/