TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Asnjëherë, me të këqija gjithmonë, mërzitem me veten s’kam ku të shkoj, lutem qe Zoti me më marrë shpirtin dhe mos shoh gjë më” thotë e moshuara. Bashkëshorti Rustemi, thotë se malësori është i fortë, por nuk i përmban dot lotët, sepse e di që kjo nuk është e vërtete, pasi vuajtjet e kanë mposhtur. Bashkë me ta jeton edhe nipi i Shpresës, i sëmurë mendërisht, ai nuk ka asnjë njeri tjetër përveç tyre, e gjithë familja i ka ndërruar jetë. Mes këtij mjerimi ata gjejnë ngushëllim të besimi në Zot, ngushëllohen duke thënë se ka edhe më keq. Por vallë a mundet të ketë më keq se kaq? Ata agjërojnë çdo ditë të Ramazanit, por sofra e iftarit të tyre është përherë bosh. Me frymën që i merret, e me buzët që i dridhen, Shpresa kërkon vetëm një dhomë, ku të marrë frymë lirisht, pasi lagështia dhe myku, po ia merr shpirtin çdo ditë pak e nga pak.
