AKTUALITET, 25 Maj 2018, 22:43

Trafik kokaine dhe marijuane në Greqi, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi ishin pjesë e një grupi trafikimi të marijuanës dhe kokainës.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar, identiteti i të cilëve nuk dihet, janë të moshës 31 vjeçe.

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 39 pako me 33 kg marijuane, 6 pako me 311 gram kokaine, 4 peshore, materiale paketimi të drogës si dhe 7 celularë e 100 euro.